Toska, Filkovit: Gjuha shqipe nuk do të kthehet në zero

Nga D. V.
573 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 26 shkurt – Deputetja e BDI-së, Diana Toska sot në Kuvend tha se gjuha shqipe asnjëherë nuk do të kthehet në pikën zero.

Toska kërkoi nga ministri i Drejtësisë, Igor Filkov që të mos injoroi mbajtjen e provimit të jurisprudencës në gjuhën shqipe.

“Gjuha shqipe nuk do të kthehet në zero, harrojeni këtë, sepse gjuha është pjesë e identitetit tonë, e kushtetutës dhe e realitetit të pakthyeshëm të këtij shteti”, tha Toska.

Deputetja tha se shqetësuese është edhe heshtja e partnerit qeveritar VLEN ndaj këtyre shkeljeve kushtetuese.

“Nëpër deklarata thonin se rrini rehat se ne e mbrojmë gjuhën shqipe, por ku janë strukthur këta tani”, tha deputetja.

Toska pyeti ministrin e Drejtësisë, Igor Filkov se pse nuk lejon mbajtjen provimit të jurisprudencës në gjuhën shqipe edhe pse është nënshkruar peticion nga 385 studentë të fakultetit juridik.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër