Mexhiti pret Begajn në Çair: “Mirë se erdhe vëlla, President i Shqipërisë”

Nga admin
4.6K e lexuar
A+A-
Rivendos

Shkup, 26 shkurt – Kryetari i Komunës së Çairit dhe njëri nga liderët e koalicionit VLEN, Izet Mexhiti, ka mirëpritur në Shkup Presidentin e Shqipërisë, Bajram Begaj, i cili ka nisur një vizitë zyrtare disa ditore në Maqedoninë e Veriut.

“Mirë se erdhe vëlla, President i Shqipërisë Bajram Begaj”, ka shkruar Mexhiti në një postim në rrjetet sociale, duke shpërndarë fotografi nga momenti i përqafimit me kreun e shtetit shqiptar gjatë pritjes.

Presidenti Begaj do të qëndrojë në vend deri të shtunën, ku pritet të zhvillojë takime me përfaqësues të lartë shtetërorë dhe institucionalë, në kuadër të vizitës zyrtare.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër