Trafik i rënduar në Lezhë-Milot, fluks i lartë automjetesh në daljet e qytetit

Nga Xh M
A+ A-
Rivendos

Milot, 30 gusht Zhurnal.mk – E diela e fundit e muajit gusht ka sjellë trafik të rënduar në pikat dalëse të qytetit të Lezhës.

Ditën e sotme, aksi rrugor Lezhë-Milot është tejmbushur nga numri i lartë i automjeteve, të cilat po largohen, kryesisht të pushuesve që kanë zgjedhur të pushojnë në bregdetin e Shëngjinit.

Ngarkesa e lartë dhe fluksi i automjeteve ka bërë që pushuesit nga Kosova të zgjedhin si rrugë alternative aksin e vjetër Lezhë-Laç.

Ajo çfarë e vështirëson më shumë qarkullimin në këtë aks është edhe kryqëzimi i Tales, pikë kyçe dhe ndërlidhëse për hyrje-daljet në këtë zonë bregdetare, ku edhe forcat e Policisë Rrugore kanë ndërhyrë vazhdimisht.

artikuj të ndërlidhura