Santiago, 12 shtator Zhurnal.mk – 16 persona kanë humbur jetën pas një zjarri që shpërtheu në një azil për të moshuar në Kili.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në komunën e Pitrufquén, në rajonin e Araucanías, në jug të kryeqytetit Santiago.
Lajmi për viktimat u konfirmua nga autoritetet lokale. Komuna e Pitrufquén shprehu ngushëllimet për familjarët e të moshuarve që humbën jetën në zjarr.
Zjarri shpërtheu të premten në mbrëmje, ndërsa shkaqet ende nuk janë bërë të ditura. Ekipet e zjarrfikësve ndërhynë menjëherë për të vënë situatën nën kontroll.
Sipas autoriteteve, flakët u vunë nën kontroll në orët e para të mëngjesit të ditës së sotme.
