Tragjedi në rrugën Manastir–Prilep, humb jetën 17-vjeçarja

Nga Xh M
9 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Manastir, 20 shtator Zhurnal.mk – Një 17-vjeçare ka humbur jetën në një aksident të rëndë trafiku që ndodhi dje në rrugën Manastir–Prilep, pranë vendit të quajtur “Tullana”.

Në aksident janë përfshirë një automjet “Opel”, i drejtuar nga një 28-vjeçar nga Kanatlarci, dhe një “Ford”, të cilin e drejtonte një 48-vjeçar nga Dollno Srpci.

Sipas MPB-së, 17-vjeçarja, pasagjere në “Opel”, ka ndërruar jetë në vendin e aksidentit. Vdekjen e ka konstatuar mjeku i Ndihmës së Shpejtë nga Manastiri.

Drejtuesi i “Opel”-it është dërguar në spital me lëndime të rënda trupore. Të njëjtat lëndime janë konstatuar edhe te një 44-vjeçare dhe një fëmijë shtatëvjeçar, pasagjerë në “Ford”.

Të lënduar ka edhe drejtuesi 48-vjeçar i “Ford”-it.

Ekipet e SPB Manastir kanë kryer ekspertizë në vendin e aksidentit, ndërsa hetimet për shkaqet e përplasjes vijojnë.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër