Tragjedi në vendin e punës: Humb jetën punonjësi i “Komunalecit”

Nga D V
858 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 16 qershor, Zhurnal.mk – Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në territorin e fshatit Jelloc i Epërm të Gostivarit, ku është gjetur pa shenja jete N.M. (64) nga Debreshi, i punësuar në Ndërmarrjen Publike “Komunalec” informon Tetovasot.

Sipas informacioneve fillestare, ai kishte qenë së bashku me kolegët duke pastruar një kanal për ujërat rrjedhëse, kur ka ngecur në një prej kanaleve. Pavarësisht ndërhyrjes së zjarrfikësve dhe ekipeve të ndihmës së shpejtë, mjekët konstatuan vdekjen e tij.

Në vendngjarje kanë dalë prokurori publik dhe inspektori i punës, ndërsa trupi i pajetë është dërguar për obduksion për të përcaktuar shkaqet e sakta të vdekjes.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër