Tragjike në Itali: Nëna vret vajzën 13-vjeçare dhe më pas veten, trupat i gjeti motra e madhe

Nga Xh M
750 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Torino, 21 qershor Zhurnal.mk – Një grua 40-vjeçare dhe vajza e saj 13-vjeçare u gjetën të vdekura në një apartament në Torino.

Sipas hetimeve paraprake të autoriteteve, dyshohet se bëhet fjalë për një rast vrasje-vetëvrasje, ku nëna fillimisht ka vrarë vajzën e saj dhe më pas i ka dhënë fund jetës.

Sipas Top Channel, trupat u zbuluan nga vajza tjetër e familjes, 19 vjeçe, e cila ndodhej në gjendje shoku dhe u transportua për trajtim në Spitalin Maria Vittoria.

Shërbimi i emergjencës mjekësore ndërhyri menjëherë në vendngjarje dhe kreu përpjekje për reanimimin e 13-vjeçares, por pa sukses.

Gruaja, e cila jetonte e ndarë nga bashkëshorti prej disa kohësh, banonte në apartament vetëm me dy vajzat e saj. Policia e skuadrës fluturuese po vijon hetimet për të sqaruar plotësisht rrethanat e ngjarjes.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër