Tre administratorë nga BP e marrin menaxhimin me “Alta bankën”, për 21 ditë duhet të konstatojnë gjendjen

Nga D V
A+ A-
Rivendos

Shkup, 3 nëntor, Zhurnal.mk – Banka popullore vendosi administratë tremujore në “Alta banka” SHA Manastir, për shkak të rrethanave që seriozisht mund ta rrezikojnë solvencën e saj, përkatësisht aftësinë për t’i mbuluar obligimet.

Me vendimin e sjellur më 1 nëntor, për administratorë janë emëruar Ilija Andovski, Vesna Stojçevska dhe Maria Todorovska, të cilët i ndërmarrin kompetencat e Këshillit drejtues dhe mbikëqyrës, si dhe të Kuvendit të aksionarëve, me përjashtim të vendimmarrjes për rritje të kapitalit. Andovski është posaçërisht i autorizuar t’i nënshkruajë vendimet në periudhën e administratës.

Administratorët kanë afat prej 21 ditëve ta konstatojnë gjendjen e përgjithshme në bankë dhe të parashtrojnë raport në Këshillin ekzekutiv të Bankës popullore. Gjatë periudhës tremujore, ata do ta kontrollojnë edhe pagesën e shçenzimeve të përgjithshme dhe administrative, të cilat mund të realizohen vetëm me lejen e tyre.

Qëllimi i administratës së përkohshme, të vendosur me vendim të 1 nëntorit, është banka të vazhdojë të punojë, ndërsa mjetet dhe interesat e kursimtarëve dhe kreditorëve të tjerë të mbrohen deri në shkarkimin e gjendjes pronësore.

Në peirudhën e administratës janë vendosur kufizime të tërheqjes së mjeteve. Për personat fizikë është caktuar limit njëjavor prej 10.000 denarëve për tërheqje dhe pagesa të gatshme me kartela të dhëna nga banka tek tregtarët. Pagesat e brendshme nga llogaritë e personave fizikë ndaj llogarive të tjera në bankë mbeten të mundura pa kufizim të shumës.

Personat juridikë do të mund të kryejnë në mënyrë të pakufizuar pagesa të brendshme ndaj personave të tjerë fizikë të cilët kanë llogari në bankë, por nuk do të mund të transferojnë mjete jashtë bankës përmes sistemee pagesore në vend, as të tërheqin para të gatshme nga bankomatët apo sportelet e bankës.

Pagesat prurëse nga jashtë përmes SEPA dhe bankierisë korrespondente do të zhvillohen pa pengesa, përderisa pagesa tërheqëse drejt jashtit përkohësisht nuk do të jenë të kapshme për personat fizikë dhe juridikë.

Nga Banka popullore theksojnë se kursimet e personave fizikë janë të siguruara përmes Fondit për sigurim të depoziteve në shumë prej 30.000 eurove, në pajtim me rregullat ligjore. Shfrytëzuesit e kredive edhe më tem duhet t’i përmbushin me kohë obligimet ndaj bankës.

Administrimi i përkohshëm do të zgjasë tre muaj, ndërsa Banka popullore paralajmëron se do ta ndjekë vazhdimisht gjendjen dhe do t’i rishqyrtojë kufizimet varësisht nga zhvillimi i ngjarjeve.

Guvernatori Trajko Sllaveski dje deklaroi se është formuar ekip prej shtatë të punësuarve për ndjekje të punës së “Alta bankës” manastir. Ai theksoi se pronari nga Beogradi ishte njoftuar për t’i vendosur aksionet në shitje, në të kundërtën Banka popullore do t’i ofrojë në ankand, duke vlerësuar se ka blerës të interesuar.

Nga Banka popullore u bëjnë thirrje qytetarëve dhe klientëve të informohen përmes burimeve zyrtare dhe të mos sjellin vendime në bazë të informatave të pakontrolluara, duke cekur se tërheqja e panevojshme dhe masive e mjeteve nuk është në interes të kursimtarëve.

artikuj të ndërlidhura