Tre persona dyshohet se grabitën një shtetas turk në Shkup

Nga D V
A+ A-
Rivendos

Shkup, 12 tetor, Zhurnal.mk – Një shtetas turk 27-vjeçar ka denoncuar se është grabitur nga tre persona në një parking në zonën e Qendrës në Shkup.

Sipas njoftimit të policisë, ngjarja ka ndodhur më 11 tetor, rreth orës 23:40, kur tre persona, duke përdorur forcë fizike, i kanë marrë viktimës para dhe çelësin e një automjeti.

Rasti është denoncuar në SPB Shkup më 12 tetor, në orën 03:00. Policia bën të ditur se po ndërmerren masa për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër