Shkup, 16 shtator, Zhurnal.mk – Fondi i PIM është sjellë në rrezik serioz, ndërsa deficiti është rritur në 1 miliard euro, që paraqet mbi 14 për qind të tërë buxhetit, deklaroi në konferencë për shtyp nënkryetarja e SDSM‑së, Jovana Trençevska. Sipas saj, pushteti aktual e rrezikon pagesën e rregullt të pensioneve dhe stabilitetin e shtyllës së dytë pensionale.
„Hajduti Mickoski dhe pushteti i tij kriminal e sollën Fondin e PIM në rrezik serioz. Gjendja është alarmante, Mickoski e rriti gropën në Fond në 1 miliard euro! Kjo është mbi 14% të tërë buxhetit! Në rrezik është pagesa e pensioneve. PIM tashmë nuk mund të mbushet nga kontributet, banda kriminale e solli deri në pamundësi“, theksoi Trençevska.
Ajo shtoi se shteti është i zhytur në borxh me 4 miliardë euro të reja për dy vite, ndërsa mjetet shpenzohen për luks dhe ngjarje partiake në vend që për masa për qytetarët. Për më tepër, Trençevska paralajmëroi se rrezikohet edhe shtylla e dytë pensionale përmes paralajmërimeve për „rekonstruksion“ ose nacionalizim, me çka qytetarët mund të mbeten pa kursimet e tyre.
„Prandaj kërkojmë përgjigje publike: si do të mbushet gropa prej 1 miliard euro? Nga ku saktësisht do të mbulohet, cilat masa e ulin deficitin dhe deri në cilën datë? Pensionet nuk janë lëmoshë nga Mickoski. Pensionet janë e drejtë. Fondi i pensioneve është obligim i shtetit“, porositi nënkryetarja e SDSM‑së.
