Tri risi, disa mungesa dhe dy pensionime: Franco Foda me Kosovën të gatshëm për Ligën e Kombeve

Nga D V
5 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Kombëtarja e Kosovës e ka bërë publike listën e përzgjedhësit Franco Foda për Ligën e Kombeve, ku kishte plot risi.

Fillimisht, pas Amir Rrahmanit dhe Florent Hadërgjonajt, edhe dyshja Valon Berisha dhe Fidan Aliti pas një kontributi shumëvjeçare i kanë dhënë “lamtumirën” Kosovës.

Megjithatë, Foda u sigurua të ftojë lojtarë të rinj për këto katër ndeshje, ku kishte tre risi te “Dardanët”.

Prurjet e reja

Padyshim, arritja më e madhe është afrimi i talentit të Bayern Munichut Erblin Osmani, i cili ishte kapiten te grupmoshat U17 të Gjermanisë, e njëkohësisht edhe stërvitet me ekipin e parë të gjigantit gjerman.

Tjetër prurje, ashtu siç njoftoi Telegrafi ditë më parë është mesfushori i Austria Lustenaus, Dion Kacuri, që përfaqësonte Zvicrën në të kaluarën, pra ishte kapiten tek grupmoshat U21.

Gjithashtu u ftua edhe anësori që luan në disa pozita, Milot Avdyli, i cili që një kohë ishte nën vëzhgimin e Shqipërisë.

Mungesat:

Problemi kryesor në këtë listë janë mungesat në aspektin defansiv. Për dallim që jemi mësuar të shohim shumë emra, këtë herë u ftuan vetëm shtatë futbollistë.

Amir Rrahmani, Florent Hadërgjonaj e Fidan Aliti u pensionuan, ndërsa Kreshnik Hajrizi mungon shkaku i lëndimit.

Megjithatë, Foda mund t’i përdorë edhe dyshen Ermal Krasniqi e Milot Avdyli në krahë, ngase këtë edicion të dy kanë luajtur në ato pozita për klubet e tyre, Amedspor – respektivisht Celje.

Mungesë tjetër e rëndësishme është ylli i Wolfsburgut Elvis Rexhbeçaj që u lëndua në stërvitje dhe fatkeqësisht nuk do të jetë në gjendje për të ndihmuar “Dardanët”, megjithatë në vendin e tij u ftua Kacuri.

Përndryshe, rikujtojmë se Kosova do t’i zhvillojë katër përballje këtë muaj. Fillimisht ndaj Irlandës më 24 shtator në Prishtinë, e vazhdon si mysafir i Austrisë më 27 shtator. Më 1 tetor udhëton për Hungari për t’u përballur me Izraelin kurse më 4 tetor luan sërish me Austrinë, këtë herë në “Fadil Vokrri”.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër