Trumpi e rikërkon Grenlandën, ia heq sanksionet Turqisë

Nga Xh M
2,415 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Ankara, 7 korrik Zhurnal.mk – Presidenti amerikan, Donald Trump, ka përsëritur të martën kërkesën që ishulli i Grenlandës duhet të kontrollohet nga SHBA-ja dhe jo nga Danimarka. Nga Ankaraja, ku janë mbledhur liderët e NATO-s për samitin në Turqi, Trumpi ka njoftuar edhe për heqjen e sanksioneve ndaj shtetit nikoqir.

Gjatë takimit me presidentin turk Recep Tayyip Erdogan, Trumpi ka thënë se SHBA-ja duhet ta blejë apo kontrollojë ishullin gjysmëautonom, që është territor danez. Kjo çështje ka shkaktuar tash e sa kohë tensione mes Washingtonit dhe Kopenhagës – të dyja shtete anëtare të NATO-s.

“Duhet të kontrollohet nga SHBA-ja, jo nga Danimarka”, u ka thënë ai gazetarëve gjatë takimit me Erdoganin. Ai ka thënë se pikërisht kjo çështje i ka lënduar raportet me NATO-n.

E Trumpi ka njoftuar po ashtu se SHBA-ja do t’ia heqë sanksionet Turqisë. Këto sanksione i ishin vënë kur Ankaraja bleu raketa ruse. Sanksionet e ndaluan shitjen e aeroplanëve luftarakë te Turqia. Tani ato pritet të rihapen.

“Do të heqim sanksionet”, u tha Trumpi gazetarëve. Ai paralajmëroi se sekretari i Shtetit dhe Thesarit po merren me çështjen.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër