Strategji kombëtare kundër dhunës/ Ekspertët e arsimit: Duhet ndërhyrë urgjentisht, shoqëria rrezikon të kalojë limitet

Nga Xh M
521 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Tiranë, 7 korrik Zhurnal.mk – Referuar videos që po qarkullon në rrjetet sociale, ku një 17-vjeçare dhunohet nga shoqet e saj, ekspertja në fushën e arsimit, sociologjisë dhe politikave arsimore, Prof. Majlinda Keta, kërkon ndalimin e publikimit të saj.

“Do të preferoja të mos publikohej”, shprehet ajo.

Tranzicioni, por jo vetëm, po nxjerr në pah fytyrën e një shoqërie që çdo ditë i largohet vlerave. Profesorja Majlinda Keta flet për prindërim të tronditur, ndërkohë që publikon të dhënat e një studimi të fundit të Fakultetit të Shkencave Sociale mbi dhunën dhe bullizimin te adoleshentët.

“Kemi të bëjmë me një prindërim të tronditur. 4 deri në 12 orë fëmija qëndron në ekran, i pakontrolluar. Shoqëria jonë ka kaluar në një fazë ku nuk dallon më djali nga vajza për dhunën që përdorin”, shprehet Keta.

Psikologia Treska ka një këshillë për nënat që rrisin vajza dhe ato që rrisin djem.

“Nuk mundet një adoleshente të bëjë thonjtë, të bëjë vetullat si një 20-vjeçare. Mos lejoni djemtë 12–14 vjeç të shkojnë me pushime vetëm në jug”, shprehet Treska.

Profesorja Keta thekson nevojën për një strategji dhe një ndërhyrje të menjëhershme të institucioneve, ndërkohë që në vitin e ri akademik të zyrtarizohen klasat prindërore. Keta këmbëngul që viti i ri shkollor të shpallet si Viti i Etikës, i cili do të vërë para përgjegjësisë për respektimin e standardeve etike të gjithë aktorët e shkollës: drejtuesit, mësuesit, prindërit, nxënësit dhe komunitetin, pasi sipas saj të gjithë kanë nevojë për më shumë etikë, e cila do të standardizonte liritë dhe përgjegjësitë e gjithsecilit./ Top Channel

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër