Stamboll, 16 prill, Zhurnal.mk – 162 persona janë arrestuar dhe mbi 1 000 llogari në rrjetet sociale janë bllokuar në Turqi pas sulmeve me armë në dy shkolla, që ndodhën në jug dhe juglindje të vendit, njoftoi sot ministri turk i Drejtësisë, Akin Gurlek.
“Shumë llogari janë identifikuar si të tilla që kanë (…) shpërndarë përmbajtje të afta për të përhapur frikë, ankth dhe panik në mesin e popullatës, kanë përhapur publikisht informacione të rreme dhe kanë bërë propagandë në favor të krimit dhe kriminelëve”, deklaroi ministri në platformën X, duke shtuar se 162 persona janë arrestuar në të gjithë vendin.
