Tusk: Pa Orban jemi më të lehtësuar, për herë të parë nuk kemi rusë në tryezën e BE-së

Nga D. V.
409 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Nikosia, 24 prill, Zhurnal.mk – Dje, pati një lehtësim të jashtëzakonshëm midis udhëheqësve, sepse për herë të parë pas vitesh, nuk kishte rusë në tryezë, besoj e kuptoni çfarë dua të them, deklaroi kryueministri polak duke nënkuptuar mungesën e ish kryeministrit hungarez Viktor Orban.

‘’Jam vërtet i lumtur, sepse atmosfera është krejtësisht e ndryshme. Jo vetëm për shkak të situatës me Ukrainën dhe Rusinë, por edhe sepse zgjedhjet në Hungari janë një shenjë e qartë se demokracia nuk po humbet kudo”, theksoi Tusk pas mbërritjes së tij në samitin informal të BE-së në Qipro.

“Në Shtetet e Bashkuara, në Evropë, në Rusi, dëgjuam se demokracia nuk ka shans kundër autoritarizmit. Por jo, kjo nuk është e vërtetë. Fitorja e Hungarisë është vërtet e rëndësishme. Ajo tregon se ka një të ardhme për Evropën, për demokracinë dhe për sundimin e ligjit”, theksoi Tusk.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër