U miratuan ndryshimet ligjore, çdo qytetar i moshës madhore mund të bëhet donues i organeve

Nga D. V.
699 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 30 qershor, Zhurnal.mk – Çdo qytetar madhor do të mund të deklarohet personalisht nëse, pas vdekjes, dëshiron të jetë dhurues i organeve – përmes një deklarate te mjeku i tij amë. Me këtë zgjidhje, Kuvendi, me 58 vota “pro” dhe 6 “kundër”, miratoi ndryshimet në Ligjin për marrjen dhe transplantimin e pjesëve të trupit të njeriut për qëllime shërimi, duke ndryshuar qasjen ndaj dhurimit të organeve dhe transplantimit në vend.

Zgjidhja e re ligjore parashikon që deklarata të regjistrohet përmes një moduli të veçantë digjital në sistemin “Termini im”, ndërsa qytetarët në çdo moment do të mund ta ndryshojnë ose ta tërheqin vendimin e tyre. Sipas arsyetimit të ndryshimeve, qëllimi është të sigurohet shprehje më e qartë e vullnetit personal, besim më i madh në sistem dhe informim më i mirë për dhurimin e organeve.

Përveç mundësisë për deklarim personal, ligji parashikon edhe zgjerimin e rrethit të dhuruesve të mundshëm të gjallë – deri në shkallën e katërt të farefisnisë. Çdo rast do t’i nënshtrohet vlerësimit nga një Komision Etik, i cili duhet të konfirmojë se vendimi është vullnetar dhe pa rrezik për keqpërdorim apo tregti me organe.

Kujtojmë që, me miratimin e këtij ligji, dhurimi i organeve fiton një kornizë më të qartë juridike dhe teknike, por vendimi përfundimtar mbetet në dorën e vetë qytetarit.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër