Në Maqedoninë e Veriut u regjistrua rritje e çmimeve te produktet industriale për 3.9 perqind, krahasuar me vitin paraprak.
“Çmimet e shitjes së prodhuesve të produkteve industriale, totali, në muajin nëntor të vitit 2025 janë zmadhuar për 0.5% krahasuar me muajin paraprak, ndërsa për 3.9% krahasuar me muajin e njëjtë të vitit paraprak”, raportoi Enti Shtetëror i Statistikave.
Në nëntor të vitit 2025, krahasuar me nëntorin paraprak, rritje më e theksuar u regjistruar te prodhimi i pajisjeve tjera të transportit (15.8 %) dhe prodhimet tjera industriale (10.8 %).
