UEFA përzgjedh fotografinë e Kosovës si të preferuarën e javës

Nga D. V.
525 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Pas fitores spektakolare të Kombëtares së Kosovës me rezultat 4-3 ndaj Sllovakisë në udhëtim, UEFA zgjedh momentin e festes së golit të Kosovës nga goditja e lirë si më të bukurin e javës.

Fitorja e madhe e Kosovës në udhëtim te Sllovakia nuk ka kaluar pa u vënë re edhe nga UEFA. Institucioni më i lartë i futbollit evropian ka përzgjedhur një moment nga kjo ndeshje si fotografinë e preferuar të javës.

“Fotografia e preferuar e javës!”, ka shkruar UEFA në postimin e publikuar në faqen zyrtare, duke shoqëruar imazhin me momentin spektakolar pas golit të tretë të Kosovës.

Bëhet fjalë për goditjen e lirë të realizuar nga Florent Muslija, i cili me një goditje të saktë dhe të fuqishme mposhti portierin kundërshtar, duke ndezur entuziazmin e madh te “Dardanët”.

Ky moment jo vetëm që ishte vendimtar në rrjedhën e ndeshjes, por tashmë ka marrë edhe vlerësim ndërkombëtar, duke e vendosur Kosovën në qendër të vëmendjes së futbollit evropian pas një fitoreje dramatike dhe historike.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër