Shkup, 27 mars – TITAN Usje operon si një kompani e përgjegjshme në vend për më shumë se shtatë dekada, duke kontribuar në zhvillimin kombëtar, ekonominë lokale dhe furnizimin me materiale për objekte infrastrukturore, përfshirë spitale, diga, rrugë dhe infrastrukturë publike. Si një anëtare e përgjegjshme e komunitetit, TITAN Usje e ndjek me kujdes debatin publik për mjedisin dhe jep një kontribut transparent në të.
Në interes të informimit të drejtë dhe të saktë, dëshirojmë të theksojmë se kompania edhe tani operon në përputhje me rregullativën evropiane, përkatësisht sipas standardeve të punës që janë identike me ato të çdo fabrike çimentoje që operon në Bashkimin Evropian.
Ne operojmë plotësisht në përputhje me të gjitha ligjet në fuqi, aktet nënligjore dhe kërkesat e Lejes së Integruar Mjedisore A – shpesh duke aplikuar standarde të brendshme që janë edhe më të rrepta se detyrimet ligjore vendore. Emisionet tona maten në mënyrë të vazhdueshme përmes monitorimit të pavarur 24-orësh, me të dhëna të disponueshme publikisht dhe të dorëzuara rregullisht tek institucionet kompetente dhe mediat. Inspektimet e rregullta dhe të papritura nga organet kompetente nuk
konstatojnë tejkalime të limiteve ligjore.
Edhe aplikimi për vazhdimin e Lejes së Integruar Mjedisore A pranë Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor i ndjek plotësisht detyrimet dhe kushtet që rrjedhin nga aktet ligjore dhe nënligjore, të cilat janë plotësisht të harmonizuara me rregullativën evropiane.
Si pjesë e Grupit TITAN, ne i përmbahemi praktikave më të mira të njohura ndërkombëtarisht dhe standardeve ESG, duke dëshmuar përkushtimin dhe përgjegjësinë tonë afatgjatë ndaj mbrojtjes së mjedisit, përfshirjes së komunitetit dhe menaxhimit modern korporativ.
