Uji në Shkup është i sigurt për pije

nga D V

Shkup, 10 mars – Uji i pijshëm në Shkup është i sigurt, sipas rezultateve të analizave fizike, kimike dhe mikrobiologjike të kryera në 44 pika matëse në qytet.

“Sektori i kontrollit sanitar në periudhën nga 03.03.2025 deri më 07.03.2025 merr 200 mostra për analiza fiziko-kimike dhe 200 mostra për analiza mikrobiologjike të ujit të pijshëm nga 44 pika matëse në qytetin e Shkupit. Sipas rezultateve të analizave, të gjitha mostrat janë në përputhje me Rregulloren për kërkesat për sigurinë dhe cilësinë e ujit të pijshëm”, njoftojnë nga NP “Ujësjellës dhe Kanalizim”.

Këto informata ndërmarrja publike i publikon në kuadër të raportit javor për cilësinë dhe sigurinë e ujit për pije, të marrë nga analizat e kryera në Sektorin për Kontroll Sanitar.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More