Uji në Shkup është i sigurtë për pije

Nga D V
A+ A-
Rivendos

Shkup, 2 nëntor, Zhurnal.mk – Uji i pijshëm në Shkup është i sigurt dhe i përmbush të gjitha standardet ligjore për cilësi, tregojnë rezultatet nga raporti javor i NP “Ujësjellësi dhe kanalizime” – Shkup.

Në periudhën nga 26 deri më 30 tetor të këtij viti, Sektori për kontroll sanitar ka marrë gjithsej 191 mostra për analiza fiziko-kimike dhe 191 mostra për analiza mikrobiologjike të ujit të pijshëm.

Egzaminimet janë zbatuar në 42 pika matëse në Qytetin e Shkupit.

Sipas rezultateve të analizave, të gjitha mostrat përputhen me Rregulloren për kërkesat për sigurinë dhe cilësinë e ujit të pijshëm.

artikuj të ndërlidhura