UNMIK njofton se Kurti dhe Konjufca kanë takuar zyrtarin e lartë të OKB’së, një nga temat edhe dialogu me Serbinë

Nga D. V.
825 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Prishtinë, 23 qershor, Zhurnal.mk – UNMIK ka dhënë detaje rreth vizitës në Kosovë, të nënsekretarit të Përgjithshëm të OKB’së për Operacionet Paqeruajtëse, Jean-Pierre Lacroix. Në njoftim bëhet e ditur se ky i fundit, dje, ka takuar kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, dhe, ministrin në detyrë të Punëve të Jashtme, Glauk Konjufca.

Tutje, shtohet edhe se, Lacroix u takua gjithashtu me përfaqësues të komunitetit diplomatik dhe organizatave ndërkombëtare.

Postimi:

Gjatë vizitës së tij të dytë në Kosovë brenda tre vjetësh, Nënsekretari i Përgjithshëm i OKB-së për Operacionet Paqeruajtëse, Jean-Pierre Lacroix, së bashku me Përfaqësuesin Special të Sekretarit të Përgjithshëm, Peter Due, zhvilluan dje takime konstruktive me Kryeministrin në detyrë Albin Kurti dhe Zëvendëskryeministrin e Parë në detyrë dhe Ministrin e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca.

USG Lacroix u takua gjithashtu me përfaqësues të komunitetit diplomatik dhe organizatave ndërkombëtare.

Diskutimet vlerësuan përpjekjet e vazhdueshme të Kosovës dhe progresin e arritur, duke theksuar njëkohësisht rëndësinë e vazhdimit të dialogut dhe bashkëpunimit. USG Lacroix rikonfirmoi mbështetjen për Dialogun e lehtësuar nga BE-ja dhe theksoi angazhimin e vazhdueshëm të UNMIK-ut për forcimin e sundimit të ligjit, promovimin e të drejtave të njeriut dhe mbështetjen e ndërtimit të besimit ndërmjet komuniteteve.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër