Ushtarët e FSK-së renditen në vendin e dytë në garën “Ushtari më i mirë” në ShBA

Nga D V
A+ A-
Rivendos

Prishtinë, 09 tetor, Zhurnal.mk – Pjesëtarët e FSK-së të cilët përfaqësuan FSK-në në garën “Ushtari më i mirë”, kanë arritur rezultate të larta pasi që janë rënditur në vendin e dytë në këtë garë, duke dëshmuar kështu nivel të lartë të përgatitjes profesionale, fizike dhe ushtarake.

Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, i priti në takim pjestarët e FSK-së dhe i dekoroi pjesëtarët me medalje për rezultate të larta, në shenjë vlerësimi për përkushtimin, profesionalizmin dhe suksesin e treguar gjatë garës.

“Suksesi i tyre përbën një vlerë të shtuar për FSK-në dhe dëshmi të përgatitjes së vazhdueshme të pjesëtarëve të saj sipas standardeve më të larta ushtarake”, shkruhet në njoftimin e FSK-së.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër