Forcat ushtarake kineze kanë nxjerrë 17 anëtarë ekuipazhi filipinas nga anija e tyre që po mbytej në Detin e Kinës Jugore të premten më 12:30 sipas orës së Pekinit, njoftoi të premten Komanda e Zonës Jugore e Ushtrisë Çlirimtare Popullore të Kinës.
Katërmbëdhjetë prej tyre janë në gjendje të qëndrueshme, një është në urgjencë, ndërsa dy kanë vdekur, tha komanda.
foto nga VCG
Sipas saj, rreth orës 21:30 të enjten, një anije e huaj mallrash me 21 anëtarë ekuipazhi që po shkonte nga Filipinet në provincën Guangdong të Kinës Jugore, ishte anuar dhe kishte humbur kontaktin në ujërat rreth 55 milje detare në veriperëndim të ishullit Huangyan të Kinës.
Me të marrë njoftimin në orët e para të së premtes lidhur me këtë aksident, Komanda e Zonës Jugore dërgoi menjëherë avionë ushtarakë për të kryer operacione kërkimi mbi ujërat ku ndodhi aksidenti. Dy anije të Rojës Bregdetare të Kinës që ndodhesin aty pranë, u bashkuan gjithashtu me misionin e kërkim-shpëtimit.
Autoritetet detare kineze po dërgojnë forca shpëtimi shtesë në zonë ndërsa përpjekjet e kërkim-shpëtimit vazhdojnë, bëri të ditur komanda.
foto nga VCG

