Vajza e gruas të arrestuar në Ulqin: Qeni i Sharrit na sulmoi dhe mbyti qenin tonë

Nga Xh M
3,128 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Ulqin, 25 korrik Zhurnal.mk – Vajza e gruas nga Maqedonia e Veriut, e cila u arrestua në Ulqin pasi me automjet shtypi një qen, pretendon se qeni i racës Sharrit fillimisht kishte sulmuar dhe vrarë qenin e tyre, e më pas kishte sulmuar edhe anëtarët e familjes.

Në një prononcim për mediat, ajo tha se në video shihet edhe qeni i tyre i vogël i racës Shih Tzu, i cili, sipas saj, u copëtua nga Sharplaninaci, një qen me peshë mbi 50 kilogramë, pasi kishte hyrë në apartamentin ku po qëndronin.

“Qeni i Sharrit hyri në apartamentin tonë dhe e copëtoi qenin tonë para syve tanë. Nuk kishim asnjë mundësi ta mbronim apo ta shpëtonim, sepse bëhej fjalë për një qen shumë agresiv, i cili më pas sulmoi edhe mua dhe vëllanë tim të mitur. Qeni u godit vetëm për ta larguar nga unë dhe nga qeni ynë, i cili fatkeqësisht ngordhi”, deklaroi ajo.

Ajo shtoi se Sharplaninaci kishte pronar dhe se pas ngjarjes ai, së bashku me disa miq të tij, i kishte kërcënuar para apartamentit. Sipas saj, shtypja e qenit me automjet ishte një përpjekje e nënës së saj për të mbrojtur fëmijët dhe kafshën e tyre shtëpiake.

Ndërkohë, Prokuroria në Ulqin njoftoi se gruas i është caktuar masa e ndalimit prej 72 orësh, pasi dyshohet për veprën penale vrasje dhe keqtrajtim të kafshëve, si dhe shkatërrim të habitatit të tyre.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër