Vajza e Kate Moss shijoi atmosferën në Sunny Hill Festival 2026

Nga D. V.
497 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Sunny Hill Festival këtë vit ka tërhequr vëmendjen e shumë emrave të njohur ndërkombëtarë, ndërsa mes të pranishmëve ishte edhe modelja Lila Moss, vajza e supermodeles së famshme Kate Moss.

Lila, e cila po ndërton me sukses karrierën e saj në industrinë e modës, mori pjesë në festival e shoqëruar nga mikja e saj e ngushtë, influencerja Olivia Neill.

Dyshja ndau me ndjekësit në rrjetet sociale momente nga qëndrimi në Prishtinë, ku u panë duke shijuar koncertet dhe atmosferën që ofroi Sunny Hill Festival.

 Foto: Instagram

Bazuar në postimet e publikuara, Lila Moss dhe Olivia Neill duket se gëzojnë një raport të afërt me Rinën Lipa, motrën e artistes me famë botërore Dua Lipa, e cila është e angazhuar në organizimin e festivalit.

Pamjet e ndara në rrjetet sociale kanë tërhequr vëmendjen e fansave, duke e bërë praninë e Lilës një nga momentet më të komentuara të edicionit të sivjetmë të Sunny Hill Festival.

Këtë edicion në natën e parë performoi Katy Perry, në natë të dytë Lewis Capaldi dhe i ftuar sërish ishte Martin Garrix.

Festivali mblodhi mijëra njerëz nga e gjithë bota, duke u shndërruar në një nga ngjarjet më të komentuara në rajon.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër