Arsenali pranë ‘goditjes’ së verës, por po sakrifikon një nga talentët më të mëdhenj

Nga D. V.
544 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Një mesfushor i ekipit të parë të Arsenalit raportohet se është në bisedime të avancuara për t’u larguar nga klubi, ndërsa “Topçinjtë” janë shumë pranë transferimit të mesfushorit të Neëcastle United, Bruno Guimaraes.

Kalimi i Guimaraes te Arsenali është një hap larg finalizimit, pasi gazetari i The Athletic, David Ornstein, raporton se Arsenali dhe Newcastle United janë “pranë një marrëveshjeje të plotë” për transferimin. Braziliani thuhet se i ka bërë të qartë klubit anglez se dëshiron të largohet.

Fillimisht, Arsenali ishte i gatshëm të paguante deri në rreth 69 milionë euro për 28-vjeçarin, megjithëse një ofertë verbale më e ulët ishte refuzuar më herët gjatë afatit kalimtar.

Edhe pse Newcastle kishte këmbëngulur se kapiteni i skuadrës nuk ishte në shitje, tani është bërë e ditur se të gjitha palët dëshirojnë ta zgjidhin situatën, me marrëveshjen që është shumë pranë finalizimit.

Mesfushori pritet t’i nënshtrohet testeve mjekësore sapo të marrë lejen për t’u larguar nga kampi stërvitor parasezonal i Newcastle në La Manga të Spanjës.

Ndërkohë, edhe pse tifozët e Arsenalit do ta mirëprisnin ardhjen e Guimaraes, transferimi i tij mund të nënkuptojë fundin e aventurës së Ethan Nwanerit në “Emirates”.

Nwaneri, i cili në vitin 2022 u bë futbollisti më i ri në histori që debutoi me ekipin e parë të Arsenalit, kur luajti ndaj Brentfordit në moshën vetëm 15 vjeç e 181 ditë, e kaloi sezonin e fundit në huazim te Marseille në Ligue 1, ku regjistroi vetëm nëntë paraqitje.

Sipas raportimeve, Arsenali tashmë është në bisedime të avancuara për ta shitur 19-vjeçarin, ndërsa synon të përfshijë një klauzolë riblerjeje në çdo marrëveshje.

Sipas gazetarit Carlo Pellegatti, i cituar nga Metro, Arsenali ka zhvilluar bisedime të avancuara me RB Leipzig për transferimin e Nëanerit, ndërsa interesim konkret ka shfaqur edhe gjiganti italian Milan, i cili ka kontaktuar londinezët për një marrëveshje të mundshme.

“Topçinjtë” e vlerësojnë talentin anglez mes 35 dhe 40 milionë eurove, ndërsa dëshirojnë të përfshijnë një klauzolë riblerjeje me vlerë rreth 58 milionë euro në kontratë.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër