Vajza e mitur parandalon sulmin fizik të babait ndaj nënës

Nga Xh M
563 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Gostivar, 14 qershor Zhurnal.mk – Më 13.06.2026 në orën 12:45, zyrtarë policorë nga Stacioni Policor i Gostivarit kanë privuar nga liria personin O.B. (44) nga Gostivari, duke vepruar pas një denoncimi paraprak se rreth orës 11:55 në shtëpinë familjare, pas një debati të shkurtër, ka kërcënuar bashkëshorten e tij 37-vjeçare dhe ka tentuar ta sulmojë fizikisht, por është parandaluar nga vajza e tyre e mitur.

Sipas denoncimit, ky person prej një periudhe të gjatë kohore ushtronte keqtrajtim psikologjik ndaj bashkëshortes.

Ai është ndaluar në stacionin policor dhe pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj tij do të vijojë padi përkatëse.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër