Vdes 18-vjeçari nga Kosova, u gjet pa shenja jete në Shëngjin

Nga D V
563 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Prishtinë, 24 gusht, Zhurnal.mk – Një 18-vjeçar nga Kosova ka humbur jetën në zonën e Kunes, në Shëngjin.

I riu është gjetur pa shenja jete në ujë. Ende nuk dihen rrethanat e sakta të ngjarjes, ndërsa po hetohet nëse 18-vjeçari është mbytur apo ka pësuar arrest kardiak gjatë qëndrimit në det.

Trupi i pajetë është transportuar në morgun e Lezhës, ku pritet të kryhet ekspertiza mjeko-ligjore për përcaktimin e shkakut të vdekjes.

Ndërkohë, policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes. /A2 Televizion/

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër