Vdes Alush Gashi, politikani i shquar kosovar

Nga D. V.
1,473 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Prishtinë, 15 maj Zhurnal.mk – Ka vdekur Alush Gashi, politikani i shquar kosovar.

Alush Gashi ishte një nga figurat e hershme të Lidhja Demokratike e Kosovës dhe bashkëpunëtor i afërt i ish-presidentit Ibrahim Rugova.

Ai ka shërbyer edhe si ministër i Shëndetësisë në Kosovë dhe njihej si një prej themeluesve të strukturave institucionale të LDK-së gjatë viteve ’90-të.

Gashi ishte aktiv për dekada në politikë dhe jetën publike, ndërsa konsiderohej si një nga zërat më të vjetër të krahut rugovist brenda LDK-së.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër