Vengu: 6 mijë ushtarakë, nga sot rritje të trajtimit financiar

nga Xh M

Nga sot, të gjithë ushtarakët e Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë përfitojnë rritjen e trajtimit financiar.

Ministri i Mbrotjes, Pirro Vengu vuri në dukje rritjen e trajtimit financiar që nis prej ditës së sotme për të gjithë ushtarakët e Forcave të Armatosura të Shqipërisë.

Më herët, ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu e ka cilësuar vendimin si një hap të rëndësishëm për një trajtim dinjitoz të ushtarakëve shqiptarë krahasuar me vendet e rajonit.

Vendimi për rritjen e trajtimit financiar të efektivëve të Forcave të Armatosura është botuar në Fletoren Zyrtare nr. 175/2024 pas miratimit nga Këshilli i Ministrave.

Nga ky vendim përfitojnë shtesë të trajtim financiar rreth 6000 efektivë të FA, prej të cilëve 2500 efektivë e marrin atë për herë të parë.

Trajtim më të mirë financiar do të përfitojnë edhe kapacitete kombëtare si: Forcat Speciale, pilotët, inxhinierët dhe teknikët e mirëmbajtjes, njësia cyber, dronët, forcat e dedikuara për emergjencat civile dhe shumë e shumë kapacitete të tjera.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More