Vetëvrasja politike

Nga admin
1,022 e lexuar

Shkruan, Kalosh Çeliku

Vetëvrasje politike, nuk kanë bërë vetëm politikanët e Djeshëm, edhe të Sotshëm, në “demokraci dhe Liri” me poste partiake, pasuri marramendëse: kryeministra, ministra, zv/ ministra, drejetore… Po, edhe, shkrimtarët pa bukën e gojës. Nuk e kam fjalën për shërbetorët besnik të ish sistemit komunist dhe të Sotshmit Nekomunist. Aqmepak, shkrimtarët botëroror. Fjalën e kam për shkrimtarët shqiptarë mes Dy zjarreve: Teki Dervishi, Mirko Gashi, Fadil Bekteshi dhe Shaqir Sadiku me shokë. Miqë të mi besnikë, që nuk i deshi asnjë sistem komunist. As, ky i Sotshmi Neokomunist me brekët ende nëpër këmbë.

Pasuri personale, familjare, e partiake. Dhe, pak me vonë pas humbjeve të posteve partiake, edhe me themelimin e Partive Politike Shqiptare personale. I kënaqën Partitë Politike Shqiptare, këto të Djeshmet edhe të Sotshmet. Vetëvrasje politike. Ende, bëjnë edhe Sot: aktivsitët e tyre partiak besnikë partiak këmbekrye në Legen?!

Historik, i çuditshëm shqiptar?! Pasi, i humbin postet partiake në Qeverinë e “Vëllazërim – bashkimit” komunsit ish jugosllav, dhe këtij të Sotshmit Neokomunist, shpëtim kërkojnë te themelimi i partive të reja politike shqiptare, ngarkuara me thesë përmbi thasë plote arna kanapi Neokomuniste, arnë përmbi arnë në Jetën politike shqiptare.

Publikisht, e them haptas: Hiqni maskat e partive Politike Atdhetare të “vëllazërim-bashkimit” ish jugosllav. Nuk jeni në karnevale! Edhe, të popullit shqiptar i robëruaar me shekuj. Pamarrë parasysh, Thënja e tim Ati: “A, je me me mik, apo me armik, dhe mik”?!

Nuk mund t’i heq dot: masakrat politike shqiptare ndaj popullit shqiptar, ende pushtuese jugosllave, të partive komuniste ish jugosllve?! Nuk e shoh, as Ditën e Nesërme të popullit Shqiptar. I shoh armiqtë e popullit shqiptar historik kokë më kokë. Dhe, “miqtë” e popullit shqiptar. I shoh, si shkrimtarë Shqiptar, edhe Përtej Ditës Nesërme.

E vendosin para kamerave televizive maskën e “demokratit”, dhe të “kryengritësit për “Liri”. Kanceri, ish jugosllav politik, siç duket ende vazhdon edhe në Ditën e Sotshme në Sofrën Shqiptare. Përçudi, populli shqiptar: ende, u beson këtyre matrapazve politik?!

Populli Shqiptar, në Ditën e Sotshme: është, me Mik, e Armik…

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër