Videoja në TikTok duke lëvizur me një rrotë në Shkup, 37-vjeçari përfundon me dy kallëzime penale!

Nga Xh M
A+ A-
Rivendos

Një 37-vjeçar nga Shkupi do të përballet me dy kallëzime penale pasi u filmua duke drejtuar një motoçikletë “Suzuki” vetëm mbi një rrotë, në bulevardin “Partizanski Odredi”, pa pasur leje drejtimi.

Videoja u publikua më 10 tetor në TikTok, ndërsa policia konstatoi se ngjarja kishte ndodhur më 3 tetor, pranë kryqëzimit me rrugën “29 Nëntori”.

Me veprimet e tij, drejtuesi rrezikoi jetën e vet dhe të pjesëmarrësve të tjerë në trafik. Pas hetimeve, policia identifikoi A.A. (37), i cili pranoi se e kishte drejtuar motoçikletën pa leje dhe kishte publikuar disa video në TikTok. Ndaj tij do të ngrihen kallëzime penale për drejtim të pakujdesshëm të automjetit dhe rrezikim të sigurisë në trafik me veprime ose mjete të rrezikshme.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër