Vijon pagesa e të drejtave të mbrojtjes sociale dhe të fëmijëve

Nga admin
629 e lexuar

Shkup, 5 janar – Ministria e Politikës Sociale, Demografisë dhe të Rinjve informon se sot ka filluar pagesa e të drejtave të mbrojtjes sociale, të fëmijëve dhe të mbrojtjes civile për muajin dhjetor të vitit 2025. Pagesa i referohet për të drejtat e mëposhtme:

Ndihma minimale e garantuar; Shtesa e Garantuar për Fëmijë; Shtesa për strehim social; Ndihmë monetare një herëshe; Ndihmë monetare një herëshe për një të porsalindur; Shtesa arsimore; Shtesa arsimore – studimi; Shtesa prindërore për fëmijën e tretë; Siguri sociale për të moshuarit; Kompensimi i përhershëm; Invaliditet civil; Vendosja në familje kujdestare.
Pagesa e të drejtave: Ndihmë e posaçme, Ndihmë monetare për aftësi të kufizuar dhe Kujdes për të tjerët do të bëhet shtesë.

Përfituesit e të drejtave monetare që posedrojnë kartë debiti do të mund të tërheqin para në bankomatet e bankave, t’i shfrytëzojnë mjetet për pagesa jo të gatshme në rrjetin e shitjeve ose përmes sistemit bankar elektronik dhe celular,  prej sot, 6 janar 2026.
Me qëllim shmangien e turmës përpara dhe përbrenda bankave gjatë pagesës së të drejtave, për përdoruesit që nuk përdorin karta, pagesa do të kryhet në 2 grupe në të gjitha filialet dhe ekspoziturat e bankave, në përputhje të orarit të përcaktuar në rend alfabetik, sipas shkronjës së parë të mbiemrit edhe atë:
05.01.2026– A, B, V, G, D, Gj, E, Zh,  Z,  X,  I,  J,  K,  L,  Ll
06.01.2026– M, N, Nj, O, P,  R  S,  T, Q, U, F,  H, C,  Ç,  Xh,  Sh.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër