Visar Ganiu: 14 vendime të reja pune në arsim u ndanë sot për mësimdhënësit e katër shkollave fillore në Çair: “Jashar Bej Shkupi”, “Tefejjüz”, “Ismail Qemali” dhe “Hasan Prishtina

nga Redaksia

Shkup, 3 qershor – Kryetari i komunës së Çairit, Visar Ganiu njofton se 14 vendime të reja pune në arsim u ndanë sot për mësimdhënësit e katër shkollave fillore në Çair: “Jashar Bej Shkupi”, “Tefejjüz”, “Ismail Qemali” dhe “Hasan Prishtina”., shkruan Zhurnal.mk

“Pata kënaqësinë t’ua dorëzoj personalisht këto vendime atyre që prej kohësh janë bërë pjesë e përditshmërisë sonë arsimore – me përkushtim, me përgjegjësi dhe me përvojë të vyer në klasë. Ky nuk është vetëm një hap formal, por një vlerësim i merituar për kontributin që ata japin çdo ditë në rritjen dhe formimin e brezave të rinj. Urime të gjithë mësimdhënësve që sot morën vendimin e tyre të punës – e gëzofshi me shëndet dhe suksese!”, tha Ganiu

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More