VITI I MREKULLIVE

Nga D V
413 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Poezi nga: Philip Larkin
Përktheu: Kujtim Morina

Annus Mirabilis

Jeta e vërtetë seksuale filloi
në gjashtëdhjetë e treshin,
(gjë që ishte disi vonë për mua)
ndërmjet heqjes të ndalimit të D. H. Lawrence
dhe albumit të parë të Bitëllsave.

Deri atëherë kishte qenë
një lloj pazari,
shumë peripeci për unazën,
një turp që fillonte gjashtëmbëdhjetë vjeç
dhe përhapej pa fund për dreq.

Pastaj krejt papritur grindja pushoi:
Të gjithë u ndienë njëlloj
dhe çdo jetë u bë,
një thyerje brilante e digës,
një lojë që s’kishte shanse të humbej.

Jeta kurrë nuk kishte qenë
më e mirë sesa në gjashtëdhjetë e treshin,
(megjithëse shumë vonë për mua)
ndërmjet heqjes të ndalimit të Chatterley dhe albumit të parë të Bitëllsave.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër