Vitia: Fruthi është rikthyer, vaksinojini fëmijët

Nga Xh M
A+ A-
Rivendos

Prishtinë, 13 tetor Zhurnal.mk – Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, përmes një video-adresimi, ka kërkuar nga prindërit që t’i vaksinojnë fëmijët e tyre kundër fruthit.

Ai ka theksuar se fruthi është sëmundje që mund të shkaktojë komplikime dhe telashe shëndetësore, dhe se, vaksinimi është mënyra më e sigurt për mbrojtjen nga fruthi.

‘’Të dashur prindër, fruthi është rikthyer në vendin tonë. Sëmundje që mund të shkaktojë komplikime dhe shumë telashe shëndetësore. Kjo situatë kërkon vëmendjen, përgjegjësinë dhe angazhimin e përbashkët të të gjithëve për të parandaluar përhapjen e mëtejshme të kësaj sëmundje. Lehtë të parandalueshme me vaksinim të rregullt siç e kemi bërë me gjenerata. Vaksinimi është mënyra më e sigurt dhe më efektive për mbrojtjen nga fruthi. Prandaj, të dashur prindër ju lutem që të kontrolloni statusin e vaksinimit të fëmijëve tanë dhe të sigurohemi që ata të jenë të vaksinuar’’, ka deklaruar Vitia.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër