Vitia: Kuvendi votoi një prej reformave më të rëndësishme për sektorin e shëndetësisë

Nga D. V.
A+ A-
Rivendos

Prishtinë, 23 prill, Zhurnal.mk – Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia ka reaguar pasi Kuvendi i Kosovës miratoi projektligjin për sigurimin e detyrueshëm të kujdesit shëndetësor.

Përmes, një postimi në profilin e tij ën rrjetin social Facebook, Vitia ka shkruar se miratimi i këtij projektligji është një prej reformave më të rëndësishme për sektorin e shëndetësisë.

Sipas tij, ky ligj mundëson barazi në qasje shëndetësore, krijon bazë për financim të qëndrueshëm të sistemit shëndetësor dhe ofron mbrojtje më të madhe financiare për qytetarët.

Postimi i tij i plotë:

👉🏻Sot, në Kuvendin e Republikës së Kosovës, me 80 vota për dhe asnjë kundër, u votua në lexim të dytë një prej reformave më të rëndësishme për sektorin e shëndetësisë.

✅Pas shumë sfidave, tashmë e kemi Ligjin për sigurimin e detyrueshëm të kujdesit shëndetësor.

🔸Ky ligj mundëson barazi në qasje shëndetësore, krijon bazë për financim të qëndrueshëm të sistemit shëndetësor dhe ofron mbrojtje më të madhe financiare për qytetarët.

🙏🏻I falënderoj deputetët për mbështetjen dhe kontributin në avancimin e këtij procesi të rëndësishëm për shëndetësinë publike.

#MinistriaShëndetësisë #SigurimetShëndetësore

 

artikuj të ndërlidhura