Vizitat tek Hashim Thaçi, gjykatësi miraton një ndryshim për disa emra që do t’iu hiqet ndalesa

Nga D V
5 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Prishtinë, 24 shtator, Zhurnal.mk – Gjyqtari Christopher Gosnell ka marrë vendim me datën 21 shtator për ndryshimin e kufizimeve për vizita tek Hashim Thaçi në qendrën e paraburgimit në Hagë, lidhur me rastin e dytë ku Thaçi akuzohet për ndërhyrje në drejtësi.

Gjykata ka hequr ndalimin për vizitë për Milaim Ahmetiajn, Milaim Cakiqin, Avni Kastratin dhe tre persona të tjerë emrat e të cilëve janë të redaktuar.

Ndërkohë, ndalesa i është vazhduar Artan Behramit, Ismail Sylës, Blerim Shalës dhe Vllaznim Kryeziut.

Për personat ndaj të cilëve ndalimi është hequr, vizitat nuk janë plotësisht të pakufizuara. Ato duhet të jenë nën monitorim aktiv.

Gjatë këtyre vizitave, Administrata duhet të raportojë çdo përpjekje për komunikimin e informacionit konfidencial, dhënien e udhëzimeve lidhur me dëshmitarët dhe shkelje të tjera të rregullave të Qendrës së Paraburgimit.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër