VLEN: Shëndeti dhe siguria e qytetarëve të Gostivarit janë prioritet absolut

Nga D V
1,318 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 20 korrik, Zhurnal.mk – Nga VLEN thonë se po e ndjekin me shqetësim gjendjen në Gostivar, pas rritjes së numrit të qytetarëve që kanë kërkuar ndihmë mjekësore dhe shpalljes së epidemisë.

“Në këto momente, më e rëndësishmja është mbrojtja e shëndetit të qytetarëve, sigurimi i ujit të pijshëm dhe informimi i saktë dhe me kohë për çdo zhvillim”.

“Ne nuk kemi qëndruar duarkryq. Përmes institucioneve shtetërore, qytetarëve të Gostivarit po u sigurohen çdo ditë 50 mijë litra ujë të pijshëm falas, i cili do të shpërndahet në disa pika të qytetit për aq kohë sa do të jenë në fuqi masat dhe rekomandimet”.

“Presim që rezultatet e analizave laboratorike të publikohen sa më shpejt, ndërsa institucionet të vazhdojnë hetimin deri në përcaktimin e plotë të shkaqeve. VLEN do të vazhdojë ta ndjekë nga afër situatën dhe të angazhohet që qytetarëve t’u ofrohet çdo ndihmë e nevojshme deri në normalizimin e plotë të gjendjes”, thonë nga VLEN.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër