VLEN: Strategjia 2025–2030 e ministrit Durmishi, mbështetje konkrete për sipërmarrësit vendorë

Nga B.M
732 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 15 janar – Ministria e Ekonomisë dhe Punës prezantoi Strategjinë Kombëtare për Ndërmarrjet e Vogla dhe të Mesme 2025–2030, një dokument strategjik me rëndësi të veçantë që përcakton drejtimin për zhvillimin, konkurrueshmërinë dhe qëndrueshmërinë e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme në Maqedoni.

VLEN e vlerëson këtë Strategji si një hap konkret dhe të domosdoshëm drejt ndërtimit të një ekonomie më të fortë, më të drejtë dhe më konkurruese, duke pasur parasysh se ndërmarrjet e vogla dhe të mesme përbëjnë rreth 99 për qind të numrit të përgjithshëm të ndërmarrjeve dhe sigurojnë punësim për pothuajse tre të katërtat e të punësuarve në vend.
Ministri i Ekonomisë dhe Punës, Besar Durmishi, theksoi se kjo Strategji nuk është thjesht një dokument formal, por një angazhim i qartë politik dhe institucional për mbështetjen reale të sipërmarrësve vendorë, duke krijuar kushte që NVM-të të jenë bartëse të zhvillimit ekonomik dhe inovacionit.

VLEN përshëndet qasjen gjithëpërfshirëse të ministrit Durmishi në hartimin e kësaj Strategjie, si dhe harmonizimin e saj të plotë me politikat dhe standardet e BE-së, çka e përgatit drejtpërdrejt ekonominë e vendit për integrimin në Tregun e vetëm evropian.
Strategjia 2025–2030 parasheh masa konkrete për thjeshtimin e rregullativave, përmirësimin e qasjes në financa, si dhe mbështetje të fuqishme për tranzicionin e gjelbër dhe digjital, me synim rritjen e konkurrueshmërisë dhe potencialit eksportues të ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme.

VLEN e mbështet plotësisht këtë dokument strategjik dhe angazhimin e Ministrisë së Ekonomisë dhe Punës për implementimin e tij në bashkëpunim me institucionet relevante, odat ekonomike, sektorin financiar dhe partnerët ndërkombëtarë, duke siguruar transparencë, monitorim të vazhdueshëm dhe rezultate të matshme.

Me këtë Strategji, Qeveria konfirmon përkushtimin e saj për forcimin e sipërmarrësisë, hapjen e vendeve të reja të punës dhe ndërtimin e një ekonomie të qëndrueshme dhe konkurruese, në shërbim të qytetarëve dhe zhvillimit afatgjatë të vendit.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër