Shkup, 12 Maj, Zhurnal.mk – Partia e kryeministrit Hristijan Mickoskit sot e sulmoi publikisht kreun e LSDM-së Venko filipçe kidhur me qëndrimin e ritheksuar të Bullgarisë përmes qeverisë së rumen Radevit me rë cilin Sofja e kundërshton identitetin maqedonas, shkruan Zhurnal.mk.
Filipçe kishte deklaruar disa herë se Bullgaria nuk e mohon identitetin maqedonas, por deklarata e djeshme publike dhënë mediave bullgare nga ministrja e jashtme bullgare Velislava Petrova pas bisedës së shkurtër me homologun maqedonas Timço Mucunski në bruksel, sipas VMRO-DPME e dëshmon të kundërtën e dekaratave të kreut të LSDM-së.
“Filipce gënjeu se Bullgaria nuk e mohon identitetin tonë, për Ministren e Jashtme të Radevit ne jemi “Maqedonas të Veriut”,” tha partia në pushtet sot.
“Goja e Filipçes ishte mbushur me shkumë nga mbrojtja e pozicioneve bullgare, domethënë ai thoshte se Bullgaria nuk po e mohonte identitetin maqedonas, por se kjo ishte një gënjeshtër nga VMRO-DPMNE. Sigurisht, një mohim i shpejtë erdhi nga qeveria e sapoformuar e Radevit, konkretisht nga Ministri i Punëve të Jashtme, i cili na karakterizoi si “maqedonas të Veriut”. Gjatë asaj kohe, nga opozita maqedonase e udhëhequr nga ushtari i Rumen Radevit – heshtje!,” vazhdoi VMRO-DPMNE më tutje në komunikatë për media sot.
Partia e Hristijan Mickoskit vazhdoi më tutje duke e akuzuar Filipçen se i “mbronë me forcë qëndrimet bullgare të Radevit, hesht kur e quajnë maqedonas të Veriut.”
Sipas VMRO-DPMNe nëse LSDM do të ishte në pushtet ajo “do të ndryshojnë edhe identitetin, gjuhën, historinë dhe kulturën” maqedonase.
LSDM deri në këto momente nuk ka një reagim ndaj deklaratës kundërshtuese të ministres bullgare për identitetin maqedonas.
Në një komunikatë të dytë, VMRO-DPMNE e dënoi kualifikimin që Petrova e bëri për maqedonasit.
“VMRO-DPMNe e dënon fjalimin e Ministresës ë JAshtme të Bullgarisë. Maqedonasit janë Maqedonas dhe asgjë tjetër”, tha partia e Mickoskit.
“Në Maqedoni jetojnë maqedonas, shqiptarë, serbë, turq, vllehë, romë, boshnjakë, por nuk ka maqedonas të veriut. Ne bëjmë thirrje për maturi dhe kujdes në fjalimet e politikanëve bullgarë, në mënyrë që ato të mos përdoren për qëllime politike. Njëkohësisht, u bëjmë thirrje partive të tjera politike që ta dënojnë këtë fjalim të Ministres Petrova Chamova, në mënyrë që të jepet një qëndrim i qartë se identiteti nuk është objekt diskutimesh, negociatash dhe marrëveshjesh,” reagoi VMRO-DPMNE. / Zhurnal.mk.
