VMRO‑DPMNE: Inflacioni po ulet, derivatet e naftës janë ndër më të lirat në rajon

Nga D V
563 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 31 gusht, Zhurnal.mk – SDS e Venko Filipçes edhe këtë javë e fillon me shpërndarje të gënjeshtrave dhe histerisë. Është e qartë se ky është rezultati kur ky udhëheqës i SDS nuk mund të pajtohet me situatën reale në shtet, thuhet në kumtesën e VMRO‑DPMNE.

“Edhe në periudhën e një prej krizave më të mëdha botërore në Lindjen e Afërt, Qeveria e udhëhequr nga VMRO‑DPMNE i mbajti çmimet e derivateve të naftës në nivelin më të ulët nga vendet e rajonit, dhe ka edhe mjaft derivate nafte, madje nga shtetet fqinje vijnë për karburant në Maqedoni. Përveç kësaj edhe gjendja me çmimet është stabile. Sipas Entit Shtetëror për Statistikë inflacioni vazhdimisht po ulet dhe tani arrin 2,3 përqind. Ndryshe nga periudha e qeverisë së SDS, kur inflacioni ishte i lartë – 16 përqind. Për fillimin e vitit shkollor ndërkohë janë sjellë masa të veçanta. Vendimi i Qeverisë së udhëhequr nga VMRO‑DPMNE i obligon tregtarët me shumicë t’i ulin çmimet për së paku 10 përqind, ndërsa në pakicë të ulen së paku 15 përqind. Masa përfshin një spektër të gjerë produktesh të domosdoshme për nxënësit – çanta, fletore, blloqe, lapsa, stilolapsa, ngjyra, plastelinë dhe të ngjashme”, thonë ata.

Ata thonë se gjendja në Maqedoni flet vetëm një gjë: inflacion që po ulet, masa për më të vegjlit në fillim të vitit shkollor. Dhe sigurisht që SDS nuk mund ta përballojë gjithë këtë. Është e qartë se e vetmja gjë për të cilën janë kujtuar është vazhdimi i serisë së shpërndarjes së gënjeshtrave dhe panikut mes popullatës.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër