VMRO‑DPMNE: LSDM, BDI dhe Levica me vetëdije po e bllokojnë Ligjin e ri Zgjedhor

Nga I.A
811 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 15 korrik, Zhurnal.mk – VMRO‑DPMNE akuzoi se SDSM, BDI dhe Levica po e bllokojnë në mënyrë të koordinuar miratimin e Ligjit të ri Zgjedhor dhe se mosdakordësia e tyre publike është, siç thonë, teatër politik me epilog të paracaktuar.

Nga partia në pushtet pretendojnë se para opinionit është bërë e qartë se tre partitë opozitare nuk kanë qëllim të arrijnë marrëveshje për rregullat e reja zgjedhore.

“Teatri i keq politik i SDSM‑së, BDI‑së dhe Levicës është zbuluar. Disa publikisht thërrisnin për bisedime, të tjerët i refuzonin demonstrativisht, ndërsa në thelb të gjithë punojnë për të njëjtin epilog – të mos ketë marrëveshje”, njoftuan nga VMRO‑DPMNE.

Sipas partisë, SDSM, BDI dhe Levica nuk kanë interes të miratohen rregulla moderne zgjedhore dhe të lehtësohet votimi i diasporës maqedonase.

“Në vend të reformave, ata zgjedhin bllokada, kalkulime dhe llogari politike. Arsyeja është e qartë – përgatitja e alibisë së tyre për ciklin e ardhshëm zgjedhor”, theksojnë nga VMRO‑DPMNE.

Në kumtesë shtohet se, sipas tyre, pas një humbjeje eventuale zgjedhore, partitë do të arsyetohen me shkaqe të ndryshme, si rekomandimet e OSBE‑së dhe ODIHR‑it, kushtet e fushatës zgjedhore ose mosrespektimin e supozuar të vullnetit të qytetarëve.

“Këto janë justifikimet që i përgatisin paraprakisht, sepse nuk kanë argumente”, porositën nga VMRO‑DPMNE.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër