VMRO-DPMNE: LSDM e hapi temën për “Alta Bankën”, tani hesht për shitjen e aksioneve

Nga D V
A+ A-
Rivendos

Shkup, 18 nëntor, Zhurnal.mk – VMRO-DPMNE akuzon se LSDM-ja e ka iniciuar seancën mbikëqyrëse për “Alta Bankën”, por pasi në opinion janë shfaqur informacione për shitjen e aksioneve të bankës, partia opozitare nuk e cakton vazhdimin e seancës.

Nga partia në pushtet thonë se LSDM-ja dhe lideri i saj, Venko Filipçe, kanë qenë të zëshëm në kritikat ndaj “Alta Bankës”, derisa nuk u hap çështja e shitjes së aksioneve shtetërore në vitin 2023.

VMRO-DPMNE pyet pse pushteti i atëhershëm nuk i ka informuar qytetarët për shitjen e aksioneve dhe pse, siç theksojnë ata, Filipçe dhe LSDM tani heshtin për këtë çështje.

Nga partia shtrojnë gjithashtu pyetjen nëse arsyeja e shtyrjes së vazhdimit të seancës mbikëqyrëse është frika nga publikimi i informacioneve shtesë të lidhura me rastin.

VMRO-DPMNE pretendon se kritikat e LSDM-së ndaj “Alta Bankës” kanë edhe prapavijë politike, edhe biznesore, ndërsa akuzat i lidh me persona të afërt me LSDM-në, Filipçen dhe familjen Zaev.

Nga partia gjithashtu e akuzojnë Filipçen se shmang përballjen me faktet dhe se kritikat ndaj bankës i përdor për qëllime politike.

“Arkitektët dhe prodhuesit kryesorë të botës serbe në Maqedoni janë Venko Filipçe dhe LSDM-ja”, thuhet në komunikatën partiake të VMRO-DPMNE-së.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër