Shkup, 18 nëntor, Zhurnal.mk – Hristijan Mickoski e mbron Pançe Toshkovskin nga përgjegjësia për dështimin e MPB-së. Toshkovski i shërben si mburojë Mickoskit për kriminalitetin e pushtetit, thonë nga LSDM-ja këtë mëngjes përmes një komunikate.
“Derisa ata mbrojnë njëri-tjetrin, çmimin e paguajnë qytetarët. Viktima, vrasje, femicide, dhunë ndaj grave, shpërbërje e plotë e sistemit të sigurisë.
Edhe sa viktima nevojiten që Toshkovski të mbajë përgjegjësi?
Toshkovski ka përgjegjësinë më të madhe politike, për dështimin e parandalimit, për mosveprimin e MPB-së dhe mbrojtjen e kriminelëve. Kohë më parë duhej të kishte dhënë dorëheqje.
Pas çdo viktime të femicidit ka pasur kallëzime të shumta të pazbardhura dhe mosveprime.
Rasti i fundit me dhunën ndaj Sarës nga Ohri konfirmoi se institucionet nuk funksionojnë, nuk garantojnë sigurinë e grave dhe shërbejnë vetëm si instrument i pushtetit për mbrojtje nga përgjegjësia.
Dhunuesi ishte liruar vetëm sepse është djali i funksionarëve lokalë të VMRO-së, të afërt me Mickoskin.
Po të mos ishte reagimi i shpejtë dhe i zemëruar i qytetarëve, i LSDM-së dhe i organizatave joqeveritare, do ta shihnim skemën e vjetër të VMRO-së: viktima në spital dhe me frikë për jetën e saj, ndërsa dhunuesi i lirë për shkak të lidhjeve me funksionarët lokalë të VMRO-së.
Qytetarët nuk mund të kenë besim dhe me këtë vendim të fundit se drejtësia do të vendoset në vend.
Truproja e Mickoskit, i cili e rrihte bashkëshorten e tij, u lirua. Ka shembuj të shumtë të mosndëshkueshmërisë.
LSDM kërkon zgjerimin e hetimit për dhunën ndaj Sarës. Dhunuesi nga Ohri nuk është i vetëm, ka prindër që kanë sugjeruar të lirohet nga trupi dhe ta mbulojnë rastin. Ka edhe prokuror që nuk ka vepruar.
Kërkojmë dënimet më të ashpra, për dhunuesin dhe për të gjithë bashkëpunëtorët që e kanë ndihmuar ta fshehë veprën, provat, raportet ose e kanë penguar drejtësinë.
Kërkojmë përgjegjësi për të gjitha lëshimet dhe sanksione. MPB, Prokuroria, Gjykata, përgjegjësi nga të gjithë ata që kanë telefonuar prokurorë, gjykatës, pushtetarë lokalë nga VMRO”, thuhet në komunikatën e LSDM-së.

