Shkup, 20 Mars, Zhurnal – VMRO-DPMNE ka deklaruar se vazhdon me, siç thonë, luftën joselektive kundër krimit dhe korrupsionit, duke theksuar se “ligji vlen për të gjithë”.
Në komunikatën e partisë thuhet se sundimi i ligjit mbetet prioritet kyç, duke nënvizuar se institucionet veprojnë pa dallim të përkatësisë politike.
“VMRO-DPMNE në mënyrë konsekuente angazhohet për sundimin e ligjit dhe luftë të plotë kundër krimit dhe korrupsionit, pa dallim të përkatësisë politike. LSDM nuk mund ta kuptojë kur Ministria e Punëve të Brendshme arreston një drejtor aktual, sepse për bandën e Zaevit dhe Filipçes është e pakuptueshme që ligji të vlejë në mënyrë joselektive dhe të zbatohet njësoj për të gjithë”, thuhet në reagim, transmeton Zhurnal.mk.
Nga partia shtojnë se secili që ka shkelur ligjin duhet të mbajë përgjegjësi.
Në lidhje me arrestimin e drejtorit të Inspektoratit Shtetëror për Bujqësi, nga VMRO-DPMNE e përshëndesin aksionin e Ministria e Punëve të Brendshme, duke e vlerësuar si mesazh se Kushtetuta dhe ligjet duhet të respektohen.
“Presim që institucionet kompetente ta zbardhin plotësisht rastin, ndërsa çdo person për të cilin do të konstatohet përgjegjësi të përgjigjet në përputhje me ligjet”, thuhet në komunikatë.
