VMRO-DPMNE: Valbon Limani i ikë përgjegjësisë për skandalin me ujin

Nga D. V.
919 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 22 korrik, Zhurnal.mk – “Valbon Limani, kandidati i Filipçes, Ahmetit dhe Taravarit, ka treguar se gjëja më e rëndësishme për të është të ruajë pozicionin e tij, jo besimin e qytetarëve. Në vend që të dalë para publikut me ndjenjë përgjegjësie dhe të pranojë se si kryetar bashkie mban përgjegjësinë më të madhe për ngjarjet në Komunën e Gostivarit, ai zgjodhi të distancohet nga skandali i ujit dhe të thotë se nuk ndjen asnjë përgjegjësi morale”, thonë nga VMRO-DPMNE.

“Kur i gjithë qyteti preket nga një problem kaq serioz, qytetarët nuk presin justifikime, por llogaridhënie. Nëse kryetari i komunës nuk është përgjegjës për punën e njerëzve që ai vetë i emëroi për të menaxhuar ndërmarrjet publike, atëherë kush është?”.

“Shqetësuese është edhe heshtja e LSDM-së, BDI-së dhe Taravarit. Në vend që të kërkojnë përgjegjësi nga kandidati i tyre, ata zgjodhën të heshtin. Natyrisht, kur bëhet fjalë për zyrtarët e tyre, standardet ndryshojnë dhe parimet zhduken”, thonë nga VMRO-DPMNE.

Sipas partisë në pushtet, askush nuk duhet të mbrohet nga përgjegjësia politike ose institucionale.

Ata u bëjnë thirrje institucioneve kompetente që ta sqarojnë plotësisht rastin, pa selektivitet dhe pa llogaritje politike.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër