Von der Leyen viziton Kosovën, takon krerët institucionalë

Nga D V
5 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Prshtinë, 01 tetor, Zhurnal.mk – Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, do ta vizitojë sot Kosovën, ku do të zhvillojë takime me ushtruesen e detyrës së Presidentes, Albulena Haxhiu, dhe kryeministrin Albin Kurti.

Takimi me Haxhiun do të mbahet në Presidencë, duke nisur nga ora 12:30.

Ndërkaq, në orën 13:00, von der Leyen do të pritet nga kryeministri Kurti në ndërtesën e Qeverisë së Kosovës.

Pas takimit me Kurtin është paraparë edhe një konferencë për media.

Vizita e von der Leyen në Kosovë është pjesë e një turi në rajon.

Pas Prishtinës, ajo do të udhëtojë sot drejt Podgoricës, ndërsa turneu i saj do të përfundojë më 2 tetor në Shkup.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër