Votimi përmes postës, KQZ publikon hapat që duhet ndjekur diaspora

Nga D. V.
342 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Prishtinë, 21 maj, Zhurnal.mk – Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka njoftuar se nga sot, 21 maj, ka filluar periudha e votimit përmes postës për qytetarët e Kosovës që janë regjistruar për të votuar nga jashtë vendit, ndërsa procesi do të zgjasë deri më 6 qershor 2026.

Përmes një njoftimi në Facebook, KQZ ka sqaruar hapat që duhet ndjekur nga votuesit për realizimin e votimit me postë, ku planifikohet të shpërndahen rreth 105 mijë pako.

Sipas institucionit, pakoja me fletëvotim do të dërgohet në adresën e banimit të votuesit.

Pas pranimit të saj, qytetarët duhet të plotësojnë fletëvotimin, ta vendosin atë në zarfin e fshehtësisë dhe më pas bashkë me dëftesën e regjistrimit ta fusin në zarfin kthyes.

KQZ ka bërë të ditur se votuesit duhet të shënojnë adresën e kutisë postare përkatëse dhe ta dërgojnë zarfin përmes postës, duke theksuar se ai duhet të arrijë në kutinë postare të vendit përkatës jo më larg se 6 qershor 2026.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër